Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

2 Gusht, 12:09| Përditesimi: 3 Gusht, 16:51

  • Share

Tirane- GJKKO la në arrest me burg 3 personat e arrestuar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe. Ata janë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli,  Rifat Avdiaj, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe sipas SPAK fshihen në Angli.

Të tre akuzohen për trafik ndërkombëtar armësh, por ata nuk e kanë pranuar në seancë akuzën.

Gjatë operacionit të ndërrmarrë dje të koduar 'Inkorporimi'  janë sekuestruar një arsenal armësh prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Si dhe janë sekuestruar veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Armët dhe veshjet e sekuestruara janë kapur nga policia në shtëpinë e Adulla Hoxhaj, që dyshohet se ishte koka e këtij grupi kriminal. Gjithashtu u bënë kërkime në 6 banesa në Tropojë e në Tiranë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?