Tradita vazhdon! Festivali Folklorik "Sofra Konispolate" mbahet në Konispol dhe mbledh dhjetëra artistë

18 Maj, 16:25| Përditesimi: 18 Maj, 16:36

  • Share

Për 2 netë, 17 dhe 18 Maj organizohet në Konispol Festivali Folklorik "Sofra Konispolate". Në këtë festival, i pari që organizohet në skajin jugor te vendit marrin pjesë dhjetra grupe nga zona e Konispolit, Sarandës, Delvinës, por edhe nga mbarë vendi dhe nga Kosova.

“’Sofra Konispolate’ ka si qëllim promovimin e traditës dhe përcjelljen e saj brez pas brezi”, tha Kryetari i Bashkisë Konispol Ergest Dule

Emocione të veçanta kanë dhuruar për publikun grupi i gjimnazit "Hamzë Jashari" nga Skënderaj dhe pjesmarrja në këtë festival ka qenë emocionuese edhe për nxënësit.

Festivali Fest Folk "Sofra Konispolate" synon të shërbejë si një platformë për promovimin e turizmit kulturor në zonë. Organizatorët shpresojnë që ky aktivitet të kthehet në një traditë të përvitshme, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Konispolit dhe të gjithë rajonit përreth.

Me një atmosferë të mbushur me muzikë, valle dhe kostume tradicionale, Fest Folk 2024 "Sofra Konispolate" premton të jetë një ngjarje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë pjesëmarrësve. Ky festival është një dëshmi e pasurisë kulturore të Shqipërisë dhe një shembull i shkëlqyer se si traditat mund të mbahen gjallë dhe të festohen me krenari.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?