Tortë pa pjekje me luleshtrydhe nga zonja Albana

22 Prill 2022, 12:02| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:03

  • Share

Tortë pa pjekje me luleshtrydhe

Përbërësit:

1.2 ml qumësht

9 lgj sheqer

4 puding vanilje

100 gr çokollatë e bardhë

250 gr margarinë

4 lgj salcë kosi

400 gr luleshtrydhe

400 gr biskota

Xhelatinë

Përgatitja:

Në një enë vendosim 1 litër qumësht dhe sheqerin dhe e lemë të marrë valë. Në një enë tjetër tresim pudingun në 200 ml qumësht të ftohet. Më pas pudingun e tretur e shtojmë tek qumështi i ngrohur së bashku me çokollatën e bardhë, margarinën dhe salcën e kosit. E trazojmë derisa kremi të lidhet dhe më pas e vendosim në një tavë ku shtojmë biskota të thërrmuara. E nivelojmë mirë dhe të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me luleshtrydhe. Tresim xhelatinën në ujë dhe mbulojmë pjesën e sipërme të tortës. E lemë të ftohet dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?