Foto ilustruese

Tiranë/ Vodhi medikamente në një farmaci, tek një tjetër tentoi të grabisë xhiron ditore, arrestohet 35-vjeçari

26 Tetor, 10:13| Përditesimi: 26 Tetor, 10:16

  • Share

TIRANË - Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet. H.H., dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci në Tiranë dhe nuk ka kryer pagesën.

Më tej ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?