TIRANË- Një tjetër aksident tragjik në punë ka ndodhur në sektorin e ndërtimit. Në rrugën ‘Bardhok Biba’ në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër V.B 66-vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
M.Q./ReportTv.al'Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton polica.
Bravo Rilindja. As ne Afrike nuk vdesin punetoret cdo dite.
Përgjigju