I riu i aksidentuar tek Lana

Tiranë/ Po ndiqej nga policia, i riu përfundon në Lanë! Rezulton i akuzuar për mashtrim, iu prezantohej të moshuarve si zyrtar i bashkisë dhe iu merrte para

11 Shtator, 17:42| Përditesimi: 11 Shtator, 17:46

  • Share

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë, ku është përfshirë një i ri me motor.

Sipas informacioneve paraprake, i riu po ndiqej nga policia.

Në tentativë për t’u larguar duke ecur me shpejtësi në trafik, ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Lana.

Personi i aksidentuar me motor, po ndiqej nga efektiv policie pasi ishte në kërkim nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës pasi akuzohet për mashtrim.

Janë të paktën 12 raste ku qytetarët e kishin denoncuar për këtë vepër penale. I riu pikaste të moshuar të ndryshëm ku i prezantohej si zyrtar i Bashkisë së Tiranës. Me premtimin se kanë përfituar grante nga bashkia, ai kishte arritur që ti merrte të moshuarve nga 200 deri në 800 mijë lekë të vjetra.

Raportohet se i riu ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është arrestuar menjëherë në vendngjarje dhe është dërguar në spital për mjekim.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?