Tiranë- Një tjetër krim në familje ka ndodhur në Tiranë, teksa bashkëshorti akuzohet se pas një grindjeje në çift ka goditur me thikë gruan e tij.
Policia e kryeqytetit konfirmoi sot (11 Shtator) se arrestoi për ngjarjen të dyshuarin A.H., 32-vjeç. Krimi ka ndodhur në zonën e Vorës dhe veprimet janë kryer nga Komisariati nr. 7, nga specialistët për Hetimin e Krimeve.
“Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, tha policia, pa dhënë detaje të tjera të hollësishme rreth dinamikës dhe motiveve.
Gruaja ndodhet pa rrezik jete, teksa ka prerje të ndryshme në trup, te shkaktuara pas grindjes dhe kërcënimeve të bashkëshortit. Pista e parë ku po hetohet është ajo e dhunës së vazhdueshme në familje dhe xhelozisë...
A.Q/ReportTv.al