QSUT

Tiranë/ 8 muaj jashtë funksionit, vihet në punë aparatura e shintigrafisë në QSUT

21 Tetor, 11:28| Përditesimi: 21 Tetor, 11:34

  • Share

Pas 8 muajsh jashtë funksioni në QSUT vihet në punë aparatura e shintigrafisë. Burime për Report TV bëjn me dije se Jodi radioaktiv ka ardhur në QSUT që prej datës 20 shtator, dhe ka nisur trajtimi i pacientëve.

Kujtojmë që shintigrafia ishte jashtë funksioni që prej Janarit të 2024, për shkak të mungesës së lëndëve radioaktive (Jodit dhe Tekniciumit).

Shintigrafia është ekzaminim që përdoret tek pacientët e sëmurë me tiroide, zemër, mushkëri dhe kockat. Ky ekzaminim është shumë i rëndësishëm për këta pacientë, pasi nuk shërben vetëm për përcaktimin e shkallës së sëmundshmëris apo ndërrimin e kurës në raste të tilla, por deri në zbulimin e ndonjë metastaze (kanceri) të mbetur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?