Tirana ngre në qiell trofeun, zyrtarisht 26 herë kampione e Shqipërisë! Tifozët ‘pushtojnë’ fushën

26 Maj 2022, 19:37| Përditesimi: 26 Maj 2022, 22:01

  • Share

Tirana ka ngritur sot trofeun e 26 të fituesit të Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Kapiteni Hoxhallari ka ngritur trofeun, teksa tifozët pushtojnë fushën

Festë e madhe e bardhebluve, me lojtarët dhe tifozët që kanë hyrë në fushë dhe kanë festuar për të dytën herë brenda këtij sezoni.

Ekipi i Tiranës e kishte fituar titullin matematikisht që në derbin me Partizanin më 7 maj, por sot ishte dita e trofeut dhe e kanë shijuar atë. I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili u dorëzoi medaljet protagonistëve.

Ora 21:58
Meta uron Tiranën për fitoren: E merituar, titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese

1653124951_im.jpg

Presidenti Ilir Meta ka uruar Klubin e Futbollit Tirana për fitoren e  Abissnet Superiore.

“Urimet më të mira KF Tiranës dhe të gjithë tifozëve bardhë e blu për fitoren e merituar të kampionatit! Titulli i 26-të Kampion, motivim për të tjera suksese! Uroj një përfaqësim sa më dinjitoz në sfidat ndërkombëtare që e presin Tiranën!”, shkruan Presidenti Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?