Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit Hetimor për TIMS u vendos që si raport zyrtar në Kuvend të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu. Kryetari i Komisionit, deputeti i PD-së Ervin Salianji propozoi bashkimin të raporteve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash. Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.
Por ndonëse raporti është miratuar, PS ende nuk e ka bërë publik për mediat.
Shqiptarja.com u interesua pranë PS për raportin, por burimet thanë se raporti do të publikohet në vijim, pasi ende nuk është gati, pasi po i jepet një dorë e fundit për referencat ligjore e të korrigjohet nga gabime gjuqësore.
Edhe Salianji para se ta hidhte për votim bëri dhe ironi.
"Kush është dakord me çerek raportin e lexuar nga zoti Gogu që të çohet si raport përfundimtar. Treçerekun e kanë me shkelje i kanë hequr. I ka hequr dhe ato që i janë dhënë. O Zot!" (Qesh)
(Hidhet në votim)
"Miratohet si raport përfundimtar, raporti i propozuar nga zoti Gogu e i sjellë nga nuk e di se kush. Raporti jonë në seancë plenare do të bashkangjitet si mendim pakice. Mbase mund të ketë aty kolegë në anën e ligjit" tha Salianji.
Ndërkohë PD shpërndau për median raportin e përgatitur.
Lajmi kryesor:
Mbyll punën komisioni i ‘TIMS’, me votat e mazhorancës miratohet vetëm raporti i PS! Salianji: Policët u kanë shitur të dhënat grupeve kriminale
SI.E.//ReportTv.al