Tifozët e Serbisë

Thirrjet raciste kundër Kosovës, UEFA vendos nën hetim Serbinë

17 Qershor, 22:13| Përditesimi: 17 Qershor, 22:15

  • Share

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret kundër Kosovës, të kënduara nga fansat në vigjilje dhe gjatë ndeshjes ndaj Anglisë, zhvilluar mbrëmjen e të dielës në “Gelsenkirchen”.

Hetimi i qeverisë europiane të futbollit bëhet për dy shkelje, hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese që nuk gjejnë vend në një event futbollistik. Ndërkohë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar në UEFA për të njëjtat argumente, Federatën Serbe.

FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

Përveç hetimit, Federata e Futbollit të Serbisë tashmë është goditur edhe me dy akuza të UEFA-s në lidhje me sjelljen e tifozëve gjatë lojës. Njëra ka të bëjë me hedhjen e sendeve dhe tjetra ka të bëjë me transmetimin e një “mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”. Pas trazirave në fillim të ndeshjes, shtatë tifozë të Serbisë dhe një tifoz i Anglisë u arrestuan nga policia lokale gjermane.

Çfarë thotë UEFA

Një deklaratë e UEFA- s shpjegoi: "Procedimet disiplinore janë nisur në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s (DR) pas ndeshjes së fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të UEFA-s ndërmjet Serbisë dhe Anglisë (0-1) të luajtur më 16 qershor 2024 në Gelsenkirchen, Gjermani.

Akuza ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS): Hedhja e objekteve, transmetimi i një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive. Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.

Për më tepër, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet e supozuara diskriminuese".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?