Tetori i kamperave/ Turistët e huaj tregojnë në 'Report TV 'si zbuluan oazin e qetësisë, pranë detit e malit

26 Tetor, 12:09| Përditesimi: 26 Tetor, 16:09

  • Share

Rajoni i Lezhës është kthyer në një destinacion të pëlqyer për eksploruesit e natyres.Teksa jemi në fund të tetorit, numri i turisteve me kampera është mjaft i lartë kryesisht në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistet vlerësojnë bukuritë natyrore, mikëpritjen e vendasve dhe klimen.

"E kam parë në Instagram dhe vendosa të vij bashkë me familjen time. Këtu ka det, lagune dhe mal, moti me diell dhe mbi të gjithë ushqime shumë të shijshme. Po kalojmë shumë, pasi dhe njerëzit janë shumë bujar dhe mirëpritës. Këtu tek Rana e Hedhun është një mrekulli e vërtet.

"E kam parë në youtube dhe bashkë me një grup miqsh erdhem këtu tek Rana e Hedhun ne Shengjin. Qenka vertet nje bregdet i mrekullueshem.Këtu ka det dhe mal! Do qendrojme disa dite dhe do ua sugjeroja te gjitheve sepse vërtet ia vlen të kalosh ca ditë pushime ne vjeshte. E dua shumë Shqipërinë".

Krahas bregdetit, Lezha është mjaft tërheqëse dhe për kulturën, historinë dhe gastronominë, duke ofruar në këtë mënyre turizëm gjithëvjetor.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?