Hashashi i sekuestruar nga Policia

Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë

9 Tetor, 15:16| Përditesimi: 9 Tetor, 15:22

  • Share

Tepelenë- Sekuestrohen 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 48-vjeçari që e mbante me qëllim shitjen.

Operacioni u krye në njësinë Krahës të Tepelenës dhe Policia e Gjirokastrës e konfirmoi sot (9 Tetor). Aksioni është koduar “Tempulli”, mbi bazën e informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Në pranga ra personi me inicialet V.B., banues në fshatin Lulzim të kësaj njësie.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. B., gjetën dhe sekuestruan 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Memaliajt”, njoftoi policia vendore.

Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?