Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj

Foto ilustruese

Kronikë

Tentuan t'i vjedhin varësen e floririt një gruaje në Tiranë, arrestohen dy persona! Një prej tyre ishte në arrest shtëpie

13 Maj, 15:53| Përditesimi: 13 Maj, 16:22

TIRANË- Armando Kurteshi, 30-vjeç dhe Ervis Kurteshi, 35-vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë tentuar që t'i vjedhin me dhunë varësen e floririt një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në orën 13:30 në Unazë të Re, në rrugën "Teodor Keko", ky këta dy persona kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë varësen, shtetases M. S. dhe më pas janë larguar.

Policia ka arrestuar pas disa orësh, Armando Kurteshin, banues në Kombinat për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë si dhe Ervis Kurteshin, 35-vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi Ervis Kurteshi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?