Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë dy afganë me dokumente false, arrestohet në Portin e Durrësit i riu, banues në Suedi

5 Nëntor 2021, 13:56| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 13:58

  • Share

Një 25-vjeçar, banues në Suedi, ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Portin e Durrësit, pasi tentoi të ndihmojë 2 afganë të dalin nga vendi ynë, me dokumente false.

I riu me inicialet R. A., akuzohet për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 2 shtetasit afganë, A. B. dhe B. B., të akuzuar për veprën penale "falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

"Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave'", njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?