Jannik Sinner

Tenis, Wimbledon/ Numri një i botës jashtë, Sinner eliminohet në çerekfinale! Medvedev triumfon në pesë sete

9 Korrik, 19:20| Përditesimi: 9 Korrik, 19:31

  • Share

ANGLI - Italiani Jannik Sinner është jashtë Wimbledon 2024. Sinner dorëzohet 3-2 kundër Daniil Medvedev me rezultatin 6-7, 6-4, 7-6, 2-6, 6-3 në tre orë e pesëdhjetë e katër minuta lojë.

Numri një i botës (Sinner) e filloi mirë, pastaj ra fizikisht edhe për shkak të disa marramendjeve, ku u konsultua edhe me mjekun. Rusi mori kontrollin e ndeshjes, teksa rrezikoi në setin e katërt, por më pas kaloi në gjysmëfinale me forcë dhe pret fituesin e ndeshjes mes Paul dhe Alcaraz.

Sinner e nisi mirë këtë përballje, duke fituar setin e parë, megjithatë Medvedev u kundërpërgjigj me triumfin në dy sete radhazi, në të katërtin ishte sërish italiani ai i cili fitoi, duke bërë që gjithçka të vendosej në setin e fundit, me rusin që kaloi në fazën gjysmëfinale të Wimbledon.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: