Operacioni i 'Tempullit'

'Tempulli' 'përplas' policinë dhe prokurorinë e Elbasanit me drejtorinë e burgjeve! Nuk pranojnë të arrestuarit pa verifikim mase nga Gjykata

22 Janar, 20:03| Përditesimi: 22 Janar, 23:03

  • Share

Operacioni Tempulli ka sjellë përplasje mes policisë dhe prokurorisë së Elbasanit me drejtorinë e burgjeve pasi kjo e fundit nuk i pranon te arrestuarit pa verifikim mase nga gjykata.

Të arrestuarit fillimisht janë nisur në paraburgimin e Bradasheshit për të qëndruar aty deri në caktimin e masës së sigurisë, por nuk janë pranuar. Nga paraburgimi i Bradasheshit janë kthyer pas në policinë e Elbasanit.

Në një reagim për Report Tv drejtoria e Burgjeve, shprehet se "nuk mund t'i pranojnë pa verifikim mase nga gjykata."

"Kur të behet verfikimi i masës do t'i marrim", thuhet në reagim.

Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, në kuadër të fazës së 2-të të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli" arrestoi  24 persona.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?