‘Tempulli’ arrestohet i 100-ti

11 Nëntor 2023, 11:41| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 11:43

  • Share

Një 29 vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli’ u arrestua në Tiranë.

I riu, i identifikuar me inicialet E.P u arrestua tek Unaza e Re pasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Me arrestimin e tij tashmë shkon në 100 numri i shtetasve të ndaluar informoi sot policia e Tiranës duke bërë një bilanc se gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?