Foto ilustruese

Temperaturë dhe dhimbje barku, rriten rastet me hepatit akut te fëmijët në Greqi, shkon në 3 numri i të prekurve

12 Maj 2022, 18:51| Përditesimi: 12 Maj 2022, 18:52

  • Share

GREQI- Tre raste të hepatit akut te fëmijët janë identifikuar në Greqi deri në këto momente.

Njeri prej tyre është 14 vjeç, tjetri 10 vjeç. Siç u njoftua nga autoritetet përkatëse pacientët kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe temperaturë. Gjithashtu u njoftua se testi laboratorik tregoi një rritje të enzimave të mëlçisë.

I treti, është një fëmijë 18-muajsh, i cili ishte asimptomatik, por mëlçia e tij rezultoi e prekur nga virusi.

Fatmirësisht tre fëmijët e prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjë pre tyre nuk pati nevojë për një trajtim mjekësor të specializuar. Megjithatë fakti që deri tani janë raportuar 3 raste është një tregues që në muajit në vazhdim ky numër do të rritet.

Një numër relativisht i lartë i hepatitit akut te fëmijët u shfaq fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sindroma klinike shfaqet tek fëmijët deri në 16 vjeç, por më shpesh tek ata të moshës 2 deri në 5 vjeç. Ky virus përfshin edhe formën e rendë të hepatitit.

Pas njoftimit të incidenteve nga Britania e Madhe, incidente të ngjashme janë raportuar në 16 vende evropiane si dhe në SHBA, Kanada, Japoni, Izrael, Singapor.  Deri më tani janë raportuar rreth 300 raste, nga të cilat 163 janë raportuar nga Mbretëria e Bashkuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?