Foto ilustruese

Temperatura deri në 34 gradë celsius, por pasdite reshje shiu...parashikimi i motit për sot

5 Shtator, 07:25| Përditesimi: 5 Shtator, 07:27

  • Share

Vendi ynë ditën e enjte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 33°C

në zonat e ulëta 16 deri 34°C

në zonat bregdetare 19 deri 34°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?