Shkolla fillore në Teksas ku vdiqën 15 persona pas një sulmi me armë

Bota

Teksas/ 18-vjeçari futet në shkollën fillore dhe qëllon me armë, 15 viktima, 14 nxënës dhe një mësues

24 Maj 2022, 23:22| Përditesimi: 24 Maj 2022, 23:46

  • Share

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka konfirmuar vdekjen e 14 fëmijëve dhe një mësuesi si pasojë e të shtënave në shkollën fillore "Uvalde".

Policia tha se personi përgjegjës u vra dhe ka arritur të zbulojë identitetin e tij.

Autori është 18-vjeçari Salvador Ramos, një ish-student.

Ngjarja  e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:32 me orën lokale.

Raportohet se përveç vdekjeve të konfirmuara, një numër njerëzish kanë mbetur të lënduar.

Spitali Memorial Uvalde konfirmoi në mbrëmje se kishte pritur 13 fëmijë pas një të shtëna në shkollën fillore Robb në qytet një orë larg Sant Antonio. I njëjti spital konfirmoi se dy fëmijë vdiqën, dy pacientë u transferuan në San Antonio për trajtim, ndërsa një i tretë ishte në pritje të transferimit.Edhe një 45-vjeçar është shtruar në spital pasi është goditur nga një plumb. Një tjetër klinikë raportoi se një grua 66-vjeçare është e sëmurë rëndë nga lëndimet e marra në të njëjtin aksident.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?