Tedi Blushi: Terroristi Dumani dhe kryebanditi Rama rrëmbyen Ilir Metën! Kallëzim penal, makinat që përdori policia, të bandave në Durrës

22 Tetor, 15:16| Përditesimi: 22 Tetor, 16:07

  • Share

Sekretari i përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi doli sot në konferencë për mediat, në lidhje me arrestimin e Presidentit të Lirisë, Ilir Meta, që e quajti “rrëmbim dhe akt terrorist”.

Ai akuzoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, policët që morën pjesë në operacion si persona me precedentë, të maskuar dhe pa dokumente, sikurse edhe mjetet e përdorura në aksion të poseduara nga bandat kriminale.

Blushi tha se do bënte një kallëzim penal për të gjitha shkeljet, pasi nuk është treguar mandat ndaj Metës për arrestimin. Ai cilësoi terrorist dhe kryebanditë kryeministrin Rama, kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ministrin Ervin Hoxha si ‘narkoministër’.

Reagimi i Tedi Blushit:

“Terroristi Altin Dumani dhe kryebanditi Edi Rama autorë të aktit të rrëmbimit të presidentit të Partisë së Lirisë dhe aktit të terrorit. Një nga 6 oficerët e ngarkuar me detyrë që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit dhe që nuk ndodhi kurrë dhe që e kemi pamje filmike, e që zbatoi vendimin politik ndaj Ilir Metës. Vetëm 27 vjeç, pa eksperiencë në strukturat e policisë, ka shërbyer si roje trafiku. Kurse horrat që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht presidentin e Partisë së Lirisë nga makina, që janë sigurisht terroristë i kemi identifikuar, 2 persona me precedentë penalë, me të kaluar të errët të lidhur me bandat në Durrës.

Sfidoj zarin e Edi Ramës te Ministria e Brendshme ta përgënjeshtrojë. Një automjetet i policisë “Volkswagen”, civil, me targa AA421VA është ky mjet ku ka dalë një bandit me kapuç, e kërcënoi dhe qytetarët që filmonin, me armë. Na rezulton nga të dhënat se ky automjet prej dy vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa dokument identifikues dhe me historik të dyshimtë dhe me disa rekorde, si në dhjetor 2022, ku ka pas ndalesë në Tiranë, te Ekonomiku dhe është ndaluar.

Kjo narkopolici nuk të fal për një gjobë, jo më për një mjet të dyshuar me xhama të zinj, në Tiranë e Durrës. Kemi të bëjmë me automjet që s’përdoret nga Policia e Shtetit, sepse policia ka mjete të tjera. Mjete që përdoren nga personazhe të botës së erret të krimit, të bërë njësh me Edi Ramën.

Të jenë të sigurt këta horra se do marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë të mos kenë asnjë dyshim. Rrëmbim terrorist i presidentit të Partisë së Lirisë. Narkoministri i Brendshëm me paturpësi justifikoi aktin e terrorit, e dimë nga i merr urdhrat, se është thirrur sot me urgjencë nga Edi Rama, porositë zari i Edi Ramës i merr nga Rama vetë. Aksioni me makina private me xhama të errët. E dimë edhe në pronësi të kujt janë.

Persona me maska, pa mjet identifikimi, me armatim të rëndë dhe në akt terrori, ushtruan dhunë edhe ndaj funksionarit të lartë të partisë, Sekretarit zoti Peca, u rrëmbye pa asnjë vendim kurrë për vepër penale. Nuk është lexuar asnjë e drejtë, nuk është treguar asnjë vendim gjyqësor.

Pra lideri partisë dhe sekretari organizativ u prangosën pa vendim gjyqësor, pa u identifikuar bandë terroriste, tërheq zvarrë presidentin e Partisë së Lirisë pa i thënë, bandit me uniformë një prej tyre, e sfidoj policinë, asnjë provë nuk ka publikuar.

Do bëjmë kallëzim penal për kryerjen e veprimeve arbitrare, që kurrë nuk do amnistohen dhe do marrin ndëshkimin e merituar”.

Ora 15:25
‘Pati skenar për eliminim fizik’! Blushi kërcënon edhe Edi Ramën: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë në qeli, s’do gjesh vrimë miu ku të futesh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë kërcënoi live sot nga konferenca kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzoi si kryebandit dhe drejtues të narkoshtetit, që “rrëmbeu në akt terrorist Ilir Metën”.

Ai paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse Presidentit të Partisë së Lirisë do i ndodhte gjë në paraburgim, do të mbante përgjegjësi personale dhe “s’do gjente vrimë miu dhe gjylpëre për t’u fshehur”.

Blushi këmbënguli se pati skenar për eliminim fizik të Ilir Metës, por që sipas tij, “fatmirësisht dështoi”. Blushi i bëri thirrje edhe atyre personave që i quajti si “spiunë”, që të mos i afroheshin partisë.

“U bëj thirrje gjithë spiunëve që të qëndrojnë larg selisë së Partisë së Lirisë. Paralajmërim edhe për Edi Ramën, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar, përgjegjësia është personale, jo vrimë miu, por as vrimë gjylpëre nuk do gjejë. Pati skenar për eliminim fizik të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por që për fat të mirë dështoi”, tha ai.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapterri: 22/10/2024 19:07

    Ky Tedi Bibilushi eshte superylli i budallenjve te Partse Lirise.Jep ca argumente periferike qe te shtang nga budallalliku.Shih çfare diskuton,makina qe e arrestoi Liken eshte e bandave.E supozojme se eshte e vertete,çdo behet?Do ta nxjerrin Liken e ti thone dil pak se do te arrestojm me makine tjeter se nuk quhet arrestimi qe te bëme.O Tedi,o kaush, nuk ke aftesi ti te besh politike,fshatar mbete gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Niku: 22/10/2024 18:09

    Ik mor albak kush ta vershellen ty ,jeni mbledhur te gjithe letyrat ne nje parti kini kujdes avokat thesin se po plasi do qelbet gjith tirana.

    Përgjigju
  • Ceni: 22/10/2024 17:30

    Like mos e ha ate cokollaten qe te solli ky ne mengjes se te paska bo komplot.

    Përgjigju
  • Gjergj: 22/10/2024 16:28

    Ndaleni kètè pulè pa kokè dhe tregojini qè filmi me shpata, mbaojè. Kèto janè kèrcènime dhe shantazhe qè asnjè gjyqtar apo prokuror nè botèn e civilzuar, nuk tè lejon ti kryesh. Mbylleni nè psikiatri sepse èshtè e qartè qè èshtè i ç,rregulluar.

    Përgjigju
  • Ligji: 22/10/2024 16:03

    Dikush i aferm ti shpjegoje me dashamiresi qe ka humbur ekuilibrin mendor. Dihet qe bertet nga frika dhe sheh halucinacione por boll kercenove si miu i dehur macen o Bilush Torollaku se po turperon femijet e tu. Ky model politik Berishist ne panik eshte i deshtuar dhe LSI ose PL nuk merr me as votat e te sajeve jo me te popullit. Ik disa kohe me pushime dhe kthehu tek zanati i vjeter se as 10 veta nuk mblodhe dot per proteste e jo me te mbledhesh ate palo parti legenesh.

    Përgjigju
    • Pjeter: 22/10/2024 17:45

      Me te vertet, ky ka probleme mendore serioze!!!! Me qe me ligj mundet,te parin budallek qe bie era çmenduri,trajtim mjekesor te detyruar ketij idiotin, qe ti ulen nje çike pendet se si shume eshte fryre si kaposh!!

  • Askushi: 22/10/2024 15:51

    Gjej i doktor te mire se te ka pjerdh truri.tyryryry

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?