Foto ilustruese

Të shpallur në kërkim për vjedhjen e një shtëpie, dy 18-të vjeçarët ndalohen nga policia në Berat

23 Tetor, 09:51| Përditesimi: 23 Tetor, 09:55

  • Share

Berat-Dy 18-vjeçarë të shpallur në kërkim janë ndaluar nga uniformat blu në Berat pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor në lagjen Uznovë.

Raportohet se të rinjtë kanë vjedhur 2 televizorë dhe vegla pune.

“Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim V. Z., 18 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2024, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Uznovë”, 2 televizorë dhe vegla pune”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?