Sociale

Të rinjtë “boshatisin” Zvërnecin, i drejtohen emigracionit! Banorët: Fëmijët do të vijnë të na gjejnë të vdekur në banesë

31 Tetor 2021, 16:31| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 17:49

  • Share

Zvërneci, vetëm 10 kilometra nga qyteti i Vlorës të ofron një pamje të trishtë. Të gjesh të rinj në këtë zonë, është thuajse e pamundur. Qindra prej tyre, kanë braktisur familjet e tyre dhe i janë drejtuar emigracionit, si mënyra e vetme për të siguruar të ardhura për familjarët e tyre.

'Kanë ikur të gjithë të rinjtë janë nja tre katër veta që janë peshkatarë.'- tha një banor.

Të moshuarit presin në pragun e derës me shpresën që do të takojnë dikë, qoftë edhe për të shkëmbyer disa fjalë. Ata thonë se kufizimet e vendosura nga pandemia, i kanë penguar që të vizitojnë fëmijët e tyre.

'Kam dy vite pa i parë fëmijët, kanë ikur në Angli në Gjermani. Pandemia nuk na lejon ti shohim'- u shpreh një banore.

'Do të na gjejnë të vdekur brenda pas pesë ditësh...'- tha një tjetër.

'Kemi bahçe pemë, ullinj, por duhet të marrim njerëz me lekë të na punojnë, punëtorë.'- u shpreh një banore.

Zvërneci po kthehet tashmë në një fshat të moshuarish, të cilët i kanë drejtuar sytë nga bujqësia dhe blegtoria. Edhe shumë fshatra të tjera të Vlorës po vuajnë mungesën e të rinjve, shumica e të cilëve, në mungesë të punësimit, kanë zgjedhur emigracionin. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?