Të pastrehët/ 140 zyrtarë të lartë përjashtohen nga falja e kredive

23 Maj 2018, 07:22| Përditesimi: 22 Maj 2022, 18:57

  • Share

Mbi 140 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë janë përjashtuar nga falja e kësteve të mbetura të kredive të marra nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese. Krahas zyrtarëve, nga falja e kredive janë përjashtuar edhe të gjitha kategoritë e tjera, të parashikuar në variantin e parë të ligjit për strehimin social.

Sipas variantit të miratuar të ligjit nga Parlamenti dy javë më parë, nga amnistia do të përfitojnë vetëm familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare.

Amnistia parashikohet në nenin 77, pika 5 e ligjit të të ri për strehimin social. “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligjin e miratuar nga Parlamenti.

Ndërkaq, varianti i parë i projektligjit, parashikonte përfshirjen në amnisti edhe të kategorive të tjera. Varianti i parë parashikonte: “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Gjatë shqyrtimit, ligjvënësit kanë hequr togfjalëshin ‘kategori të tjera’, duke e kufizuar amnistinë. Me ‘kategori të tjera’ mund të përfitonin edhe mbi 140 zyrtarë, duke përfshirë deputetë, drejtorë etj., të cilët kanë marrë kredi si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, ndonëse sot posedojnë disa shtëpi luksoze dhe makina deri në vlerën e një banese. Gjithsesi, në mënyrë përfundimtare, familjet që do t’u falen këstet e mbetura të kredive do të përcaktohen me vendim qeverie.

Ligjin për strehimin
Ligjin për strehimin rregullon dhe krijon mundësinë për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë. Sipas këtij ligjit, njësitë e qeverisjes vendore përzgjedhin individët dhe familjet, të cilët përfitojnë për t’u përfshirë në një nga programet e strehimit.

Kategoritë shoqërore që përfitojnë janë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, fëmijët, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH), punonjësit e repartit RENEA, viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom, anëtarë të komunitetit egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna, komunitetin LGBTI etj.

Ndërkaq, sipas ligjit, përparësi për t’u strehuar do të kenë familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi, që banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, që banojnë në banesa të mbipopulluara, që kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore etj.


Faksimile e vendimit

 

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët që morën kredi si të pastrehë

Oerd Bylykbashi

Spiro Ksera

Visho Lika

Ervin Metalla

Nejla Peka

Gerd Hoxha

Roland Bejko

Dritan Ylli

Endri Hasa

Ndue Paluca

Nikoleta Paluca

Shkëlqim Spahiu

Dritan Reshka

Agron Tufa

Agim Kukeli

Selma Pagria

Krenar Çarçani

Arben Doci

Hasan Metuku

Klodiana Cankja

Kleves Bitro

Marjana Papa

Migena Bakalli

Eva Pustina

Vjollca Serjanaj

Gjovalin Prenga

Ëngjëllushe Dajko

Besnik Çobaj

Diana Troshani

Bashkim Shehu

Aurel Isaj

Ylli Alushi

File Ruka

Zefina Hasani

Paulin Kodra

Ilir Ibrahimi

Shkëlzen Çekrezi

Nezir Haldeda

Fatmir Konja

Donika Capi

Vasil Bicaj

Skënder Uku

Iva Zajmi

Elvis Çefa

Luan Përzhita

Ilir Pecnikaj

Lida Llakmani

Adriatik Alimadhi

Sonila Baka

Marsjola Duro

Edmond Arizaj

Elton Pasku

Marsida Omari

Vasil Curi

Enno Bozdo

Erkand Qerimaj

Kostandina Bezani

Isa Mella

Kujtim Sheshi

Elona Stavri

Arjana Çela

Kastriot Dervishaj

Arber Basholli

Julian Zonja

Xhevahir Spahiu

Majlinda Bozgo

Arben Shkodra

Valbona Vata

Merita Selimi

Bernina Kondi

Aleksandër Cavo

Cercis Durmishi

Flamur Kuçi

Saimir Bala

Kostana Furxhi

Edit Harxhi

Mevlud Matraku

Behar Dibra

Vikena Kamenica

Alban Serani

Manjola Merlika

Ermal Gjinaj

Florjan Nuri

Elvana Tivari

Rezart Tërshana

Enver Bytyci

Erald Elmasllari

Aurel Lamçe

Aljona Mansaku

Sami Nezaj

Flir Mosho

Drita Mandreja

Juljan Haxhiu

Selman Tema

Ermal Zaimi

Ëngjëllushe Llane

Veap Aga

Aneta Ndreu

Rexhep Polisi

Dede Kasneci

Sidrit Malevi

Evelina Koldashi

Haris Murana

Flora Pogace

Mentor Beqa

Esat Hasani

Ilir Kondi

Dorjan Teliti

Abaz Hado

Enkeledi Hajro

Gentiana Bektashi

Denis Gila

Mira Zoto

Ilir Mece

Resmi Hibraj

Rozeta Kuka

Sefer Korbeci

Odeta Kromici

Gjergji Papa

Fatmir Hoxha

Etrid Teliti

Avni Nezaj

Arben Skënderaj

Eduart Ypi

Arben Dollapaj

Gentiana Dorezi

Sabah Jemishta

Josel Pashko

Ramiz Metaliaj

Liljana Mlloja

Endri Mataj

Marjeta Zaimi

Metush Saraçi

Elona Varfi

Endrit Lami

Aleksander Muskaj

Pëllumb Pacani

Apostol Prifti

Ivi Kaso

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bodeci .....: 23/05/2018 11:44

    Turpoi i botesnje pjese e mire e tyre jane zyrtar te lartedhe me rroga shgusme te majme .kane nga disa prona kane mare dhe kredi si te pa stre,duhet te ndiqen panlishte per mashtrim.

    Përgjigju
  • Endri: 23/05/2018 11:10

    ha ha ha. Moren pune te mire dhe u bene me shtepi dhe tani shumica nukkane harruar dhe jane bere servile te Gramoz Rucit! Bejne edhe si te pavarur, aman aman!!!! Hidhni nje sy atyre te Kuvendit!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Riflo: 23/05/2018 11:03

    Ketu duhet te perjashtohen per nje perjudhe te pakten 10 vjecare nga sistemi civil per cdo lloj aktiviteti. Deputet te pa strehe me rroga +1000 euro, si ka mundesi marrin statusin e te pastrehve keta legena. Keta duhet te kthjen mbrapsh cdo gje qe kan fitu nga partia, posti dhe demshperblim per publikun qe i kane lene jasht tu i detyru te pastrehet e vertet te heqin capen e gojes per qirane apo kredine. Zoti KM ke dhene fjalen per pastrim te ketyre minjve.

    Përgjigju
  • tironsi: 23/05/2018 10:29

    Po Ky Dorjan Teliti djali profesorit paska aplikuar si i pastrehe. Turp i madh... ky ish-drejtor i Armos e paska ndihmuar PD te kapi nje kredi te mire. TE PANGOPUR! TURP!

    Përgjigju
  • Tirona: 23/05/2018 10:22

    Keta kopilat e shqupit dhe LSIse dhe nji munci per fukarain ja marin .Ilace ju befshin njerez te pa shpirt hajdutet e Kombit dhe dalin bejn moral.Keta Kopila do bejn vendin?Keta Kopila duan pushtet pasuri me ca do lloj intrige poshtersije.Far e keqe.

    Përgjigju
  • Tony: 23/05/2018 09:50

    Pervec ketyre nja dy artisteve dhe sportisteve qe pashe ne liste, te tjereve : ZOTI JU DHONT HAKUN QE KENI MARRE KREDITE E FAKIRAVE, ISHALLA ILACE

    Përgjigju
  • Varfëria ekstreme: 23/05/2018 09:47

    Këto duhet të paguajnë të gjitha diferencat që nga dita e parë e deri në fund si çdo qytetar i thjeshtë që ndoshta ha një herë në ditë për të paguar shtëpinë. Si ka mumdësi të pastrehë me një mesatare rrogë mbi 1 milion lekë në muaj!!?? Të tjerë me 300 mijë-500 mijë arrijnë të paguajnë këste!? Tu heqësh statusin i pastrehë është marrveshje mes palësh kurse penalizim nga ligji është tjetër...këto duhet të ulen në detyrë edhe në postet që kanë edhe ato që do zënë nesër post të jenë të sinjalizuar si të korruptuar ose korruptues të mundshëm!! Disiplina e rregulli bëjnë mentalitetin nëse e kundërta do vazhdojmë të tallemi me veten edhe 30 vjet të tjera...që do thotë të djegim edhe 3-4 breza të tjerë të rinj pra t'iu vrasim të ardhmen siç është bërë deri tani. FALEMINDERIT!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 23/05/2018 09:26

    Me vjen keq per Vikena Kamenicen qe nje apartament e ka ne rrugen H. H. Dalliu paska kerkuar edhe statusin e te pastrehut mesa duker apartamenrin tjeter e ka dashur per qenin.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 23/05/2018 09:26

    Me vjen keq per Vikena Kamenicen qe nje apartament e ka ne rrugen H. H. Dalliu paska kerkuar edhe statusin e te pastrehut mesa duker apartamenrin tjeter e ka dashur per qenin.

    Përgjigju
  • One: 23/05/2018 09:24

    Shume mire qe jane zbuluar rastet. Kam pershtypjen ne keto raste ka dhe shkelje per dhenie kredie si te pastrehe. A mban njeri pergjegjesi, si ata qe u deklaruan te tille dhe ata qe i aprovuan? Keto sjellje, ku kapet ne faj dhe nuk denohet e kane demtuar shume kete vend.

    Përgjigju
  • bledi: 23/05/2018 09:21

    kto te PD edhe LSI sa te pa ngop si jane bre... 99% ketu jan nga PD LSI ..... i them edi rames boll me llafe du arrestime....

    Përgjigju
  • Sifi: 23/05/2018 09:06

    Kjo eshte PD qe kurre nuk i pellcet per popullin . 27 vjet vetem kane vjedh dhe abuzu dhe kur kane lene pudhtetin arka e shtetit ka qene bosh dhe sot keto vsmpire bejne sikur i dhimbset populli

    Përgjigju
    • Kris 1: 23/05/2018 16:10

      Zyrtaret e konsideruar te pastrehe jo vetem duhet te paguajne kredine por duhet te paguajne dhe interesat si cdo qytetar.Ndryshe keta jane hajdut me ligj

    • Milu: 23/05/2018 14:41

      Prandaj nuk ecen ky vend kushdo qe vjen ne pushtet te majte te djathte te dyja bashke e kane mendjen kush e kush te marre me shume por harrojne se ne fund 2 metrs dhe do marrin.Me nje fjsle mjere ne qe jetojme me keta mostra

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?