Të huajt po sjellin në jug kokteje të rrezikshme droge! Mjeku: Ju çojnë në situata surrealiste

Mbidozat me drogat e reja dhe sintetike me përzierjen e disa kimikateve kanë rritur rastet e vdekjeve raporton Qendra Europiane e Vëzhgimit të BE. Për vitin 2022, pati 6392 vdekje nga mbidoza dhe tendenca kërcënon me rritje për 2024.  

Kokainë, drogat sintetike, ketaminë, ekstazi, LSD apo “kërpudha magjike”, po konstatohen shumë edhe e në vendin tonë. Me nisjen e sezonit veror në zonat bregdetare, të huajt i sjellin dhe i shesin në ambientet e festave të ndryshme apo lokalet e natës ku edhe janë kapur shpesh herë nga policia.

‘Festat shtojnë përdorimin e drogave. Të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm. Mos konsumoni, mos përdorin kokteje drogash. Të rinjtë duhet të jenë të shoqëruar, të mos u japin makinave. Këto droga të sjellin situata surrealiste, tha mjeku toksikolog Andrin Tahiri.

Fatkeqësisht, thotë mjeku toksikolog është ulur ndjeshëm edhe mosha e të rinjve që përdorin këto kokteje drogash, duke sjellë dëme të pa riparueshme shëndetësore.  

“Trendi është në rritje. Marjuana është më e lirë dhe përdoret tek moshat e reja dhe ky është një problem. Kemi raste të izoluara, tek klasat e nënta. Dëmet në shëndet janë të pa ri-kthyeshme sidomos tek të rinjtë”, tha mjeku toksikolog.

Sociologia Entela Binjaku, teksa tregon arsyen e shtimit të rasteve që përdorin të drogë, bën thirrje për më shumë fushata ndërgjegjësimi.

“Gjatë verë, njerëzit e kanë prirjen të argëtohen dhe shpesh herë një numër i caktuar njerëzish e gjejnë veten tek përdorimi i substancave. Ka të tjerë që nisin shumë herët dhe janë të varur nga drogat dhe e kanë vështirë të ndalen. Një arsye tjetër, lidhet edhe për faktin që e gjejnë më lehtë drogën. Drogat e reja janë gjithmonë një tundim dhe lidhet me mungesë papërgjegjshmërie për pasojat, tundimi, mendjelehtësinë. Çdo familje shqiptare që ka në gjirin e saj një përdorues, është në problem, dëmtojnë sjelljen, raportet me të tjerët, të çojnë drejt një karriere kriminale. Çdo individ që ndihmohet është një familje që ndihmohet. Duhen fushata ndërgjegjësimi, në shkolla dhe mendoj që më shumë kontroll tek ata që e mundësojnë këtë helm”, thotë sociologia Binjaku.

Studimi i Qendrës Europiane të Vëzhgimit për drogat dhe varësinë nga droga, tregon se në vendet anëtare të BE, kryeson Gjermania me 1.631 raste të dokumentuara. Raporti ngre shqetësimin e daljes në treg të drogave të reja, ku në rritje është konsumimi i Opioidin, një përzierje opiumi që vepron në qelizat nervore në tru.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turizmi elikar: 12/06/2024 20:22

    Kemi nje rritje te turizmit dhe mallit elitar me 300 % ,skeni par gje akoma!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?