Të gjithë presin fundin e bojkotit, Liga profesioniste kërkon sponsor për kampionatin që nuk po fillon

14 Tetor 2020, 13:01| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 13:05

  • Share

TIRANË- Në këtë periudhë kur topi nuk po rrotullohet dhe kampionati i futbollit nuk ka nisur pasi  klubet vijojnë bojkotin të gjithë sportdashësit janë me sy e veshë nga Liga Profesioniste e Futbollit.

Lajmi që kërkojnë të dëgjojnë të gjithë tifozët e futbollit është ai i fillimit të kampionatit megjithatë Liga ka plane të tjera. Në mbledhjen e së hënës u la në fuqi vendimi për vijimin e bojkotit ndërsa tashmë Liga nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se kërkon një sponsor për emrin e saj.

Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale Liga thotë se po kërkon një sponsor që përfshin edhe të drejtën e vendosjes së emrit të kampionatit të futbollit. Liga do të shesë emrin e kampionatit të futbollit apo Kategoria Superiore dhe Superliga siç njihet sot për edicionin që ende nuk ka nisur atë 2020-2021 me një çmim dysheme prej 10 milion lekësh. Në njoftimin e bëra nga Liga jepen afatet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kompanitë e interesuara:

Njoftimi i Ligës Profesioniste të Futbollit
Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”. Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi. Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh. Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë. Per informacione, kontaktoni me email [email protected].

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • cimi: 14/10/2020 13:31

    Me kete futboll qe kemi ne me mire te mos i shikojme fare se jane zorraxhinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?