Tavë qengji me kos nga zonja Albana

19 Shtator, 11:23| Përditesimi: 19 Shtator, 11:25

  • Share

Tavë qengji me kos

Përbërësit:

  • 1 kg mish qengji
  • 1.5 kg kos të trashë
  • 5 vezë të freskëta
  • 2 lugë miell
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 1 kokërr qepë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Mishin e kriposim dhe e vendosim në tenxhere me 2 gota ujë. Në tenxhere kemi futur një kokërr qepë të paprerë, vetëm të qëruar nga lëvozhga. I lëmë të ziejnë për pak kohë, më pas largojmë qepën me ndihmën e një luge dhe nuk e përdorim më. Pastaj mishin e vendosim në një tepsi, e lyejmë me gjalpë dhe e fusim në furrë për 15-20 minuta. Kontrollohet se mos thahet a mos ka nevojë për pak lëng nga lëngu i vet. Para se t'a heqim kur sapo ka filluar të marrë atë faqen e kuqërremtë, shtojmë pak lëng të mbetur në tenxhere, e lëmë edhe disa çaste dhe e heqim nga furra. E lëmë të ftohet. Ndërkohë hedhim në një tenxhere tjetër pjesën e mbetur të gjalpit dhe 2 lugë miell. E përziejmë miellin me gjalpin në zjarr të ngadaltë vazhdimisht që të mos bëhen kokrra. Kur mielli të ketë marrë ngjyrë të artë i shtojmë lëngun e mishit që tashmë është ftohur dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë. E heqim nga zjarri. Në një tas përziejmë kosin me kripën. Rrihen vezët në një enë tjetër, më pas hidhen tek kosi. Pasi të ftohet masa e miellit të skuqur me atë pak lëng mishi në tenxhere i shtojmë kosin, vezët dhe kripën. Përzihen mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosim tek mishi i pjekur në tavë, e spërkasim sipas dëshirës me pak piper të zi të bluar dhe e vendosim përsëri në furrë në 180° derisa sipër të krijohet një cipë e kuqërremtë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?