Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Albana

23 Maj 2022, 11:12| Përditesimi: 23 Maj 2022, 11:13

  • Share

Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla

Përbërësit:

500 gr mish

2 thelpinj hudhër

1 kg qepë të njoma

5 kumbulla të tharta

1 lgj salcë domate

½ fç oriz

Majdanoz, kopër, nenexhik

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim mishin me kripë dhe piper dhe sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë për rreth 30 minuta.

Në një tenxhere shtojmë pak vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër, e lemë hudhrën derisa të aromatizohet vaji, më pas e largojmë dhe shtojmë qepët e njoma të cilat i kemi prërë 2 cm të gjatë. I kaurdisim derisa qepët të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë salcën e domates, kumbullat e tharta, orizin dhe buljonin e mishit. Në fund shtojmë bimët aromatike.

Në një tavë vendosim qepët e kaurdisura me orizin dhe racionet e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?