Tavë me kunguj të njomë nga zonja Albana

25 Maj 2022, 11:23| Përditesimi: 25 Maj 2022, 11:25

  • Share

TAVË ME KUNGUJ TË NJOMË

Përbërësit:

  • 300 gr kunguj të njomë
  • 2 lgj miell
  • 3 vezë
  • 3 lgj qumësht
  • 3 lgj djathë të grirë
  • Proshutë (sipas dëshirës)
  • Majdanoz
  • Galetë
  • Arrë moskat
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim kungujt në rrethore dhe i spërkasim me miell. Në një tavë qelqi të cilën e kemi lyer me vaj ulliri vendosim kungujt, I spërkasim me kripë dhe piper. Në një tas rrahim vezët me qumësht, djath të grirë, kripë, piper, arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?