Tavë me kunguj nga zonja Albana

20 Prill 2022, 12:09| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:10

  • Share

Tavë me kunguj

Përbërësit:

1 kg kunguj

4 vezë

200 gr kos

1 lgj gjalpë

1 lgj miell

1 lgj galetë

Arrë moskat

Kripë, piper

Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Presim kungujt dhe i kaurdisim me kapak mbuluar derisa të zbuten pak. I vendosim kungujt në një tavë dhe i spërkasim me galetë. Vendosim në një enë kosin, vezët, gjalpin, miellin, arrën moskat, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë dhe e hedhim sipër kungujve. Nivelojmë sipërfaqen, e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?