VIDEO/ Tatimi për profesionet e lira, Erion Braçe: Kush do le të ikë në Kosovë, se ua mat kokën ai atje

13 Qershor, 11:09| Përditesimi: 13 Qershor, 12:42

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe mendon se ligji për tatimin e profesioneve të lira nuk është i gabuar.

Në një debat me Jorida Tabakun nga opozita seancën e djeshme, Braçe tha se kush dëshiron le të largohet në Kosovë, nuk ka problem.

“Kush janë këta? Duan të ikin në Kosovë? Po patjetër të ikin, se ua mat kokën me pe ai atje matanë”, deklaroi Braçe duke iu referuar Albin Kurtit.

Ky ligj që rëndon barrën e të regjistruarve si profesionistë të lirë në Tatime, aktualisht është në Gjykatën Kushtetuese pas kallëzimit që ka bërë opozita. Vendimi final nuk është marrë ende. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 13/06/2024 16:49

    O zoteri, ne vjet e kishim zero tatimin, tani na e duan parapagim. Kupton ti car pasigurie eshte? As juridike, as ekonomike, asigjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?