Trajneri Thiago Motta

Tashmë është zyrtare! Juventus prezanton Thiago Mottan, italo-braziliani shpreh ambicien për t'i bërë tifozët të lumtur

12 Qershor, 19:21| Përditesimi: 12 Qershor, 19:25

  • Share

Tashmë gjithçka është zyrtare, Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare deklaratën e shumëpritur duke prezantuar teknikun e ri italo-brazilian.

‘Thiago Motta filloi karrierën e tij si trajner në 2018 duke drejtuar një nga ekipet e të rinjve në Paris Saint Germain. Në Itali ai mbërrit në pankinën e Genoas në vitin 2019 dhe më pas drejtoi Spezian dhe Bolonjan. Dy vitet e fundit arriti të shfrytëzojë në maksimum idetë e tij për lojën dhe me të cilat arriti një kualifikim historik për Ligën e Kampioneve’, thuhet ndër të tjera në deklaratën e klubit.

Ndërkohë vetë trajneri në fjalët e para si bardhezi shprehet se: 'Jam shumë i lumtur që filloj një përvojë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoi pronarët dhe menaxherët, të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t’i bërë tifozët të lumtur’.

Duhet thënë se Motta ka luajtur si lojtar me Interin, klub me të cilin ka fituar tripletën në vitin 2010.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?