Bota

“Tarzani” i botës reale që nuk e dinte ekzistencën e grave, i rikthehet realitetit (FOTO)

26 Qershor 2021, 12:34| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 12:40

  • Share

Pas 41 vjetësh në xhungël ” Tarzan i botës reale” i është rikthyer civilizimit tanimë duke jetuar mes njerëzve të tjerë në një fshat të vogël vietnamez.

Babai i Ho Van Lang , tanimë 49 vjeç mori të dy bijtë e tij dhe ua rratis drejt xhunglës  kur bombat amerikane vranë gruan e Ho Van Thanh, gjatë luftës së Vietnamit në 1972. Lang, vëllai i tij Tri dhe babai Ho kaluan shumicën e jetës së tyre në xhunglën e Vietnamit. Babai i tyre kishte frikë të madhe për t’u rikthyer në civilizim pasi nuk besonte se lufta e Vietnamit do të mbaronte.

Lang dhe familja e tij u detyruan të mbijetonin duke u bërë gjuetarë të zotë, duke vrarë majmunë, gjarpërinj, zvarranikë dhe çdo krijesë tjetër të cilën mund të kapnin.  Lang thotë se ushqimi i tij i preferuar ishin kokat e minjve të pyllit.

Por ajo që ka habitur jo pak persona është se 41 vjeçari nuk e kishte idene se çfarë ishin gratë, pasi I ati nuk ua kishte shpjeguar asnjëherë.

Lang tani ka parë gratë në fshat, por gjatë kohës që hetonin në xhungël familja e tij ka parë vetëm pak njerëz të tjerë,dhe sa herë ndodhte kjo ata fshiheshin prej tyre.

Ekspertët madje dyshojnë se Lang nuk ka pasur asnjëherë dëshirë seksuale dhe se instinkti i tj i riprodhimit nuk është shfaqur asnjëherë në kokën e tij.

Edhe vëllai i tij e përshkruan atë ai një “bebe në trupin e një burri” që nuk kupton asnjë nga konceptet bazë shoqërore.

 “Nëse i kërkoj Lang që të rrahë dikë, ai e bën menjëherë. Nuk e di ndryshimin mes të mirës e të keqes. Lang është si një fëmijë, nuk di asgjë”.

Megjithatë nga vëzhgimet duket se Lang “po përshtatet mirë me jetën e tij të re” dhe i pëlqen kur sheh kafshet që janë miqësore me njerëzit”, pasi ky ka qenë një nga ndryshimet më të mëdha me jetën në xhungël

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?