Jude Bellingham dhe Jose Mourinho

'Tani eja tek Fenerbahce!', Mourinho bën batutën epike me Bellingham pas suksesit të Realit në Wembley

2 Qershor, 15:28| Përditesimi: 2 Qershor, 15:32

  • Share

Pas finales së djeshme të Uefa Champions League, midis Realit dhe Dortmundit, në stadiumin e Uemblit pati dhe një moment fantastik, ku protagonist ishin lojtari i madrilenëve Jude Bellignham dhe ish-trajneri i ‘Los Blancos’, i cili ishte në stadium për të parë finalen.

Bellingham i kërkoi Mourinhos që të pozonte me nënën e tij për një foto, ku vetë Jude do të ishte fotografi.

Pas fotografimit, tekniku portugez i bëri batutën epike anglezit, duke i thënë: Tani eja tek Fenerbahche.

Vetëm disa ditë më parë Mourinho është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës turke të Fenerbahce.

Reali fitoi dje për herë të 15-të Champions League me rezultatin 2-0, ku Bellingham ishte protagonist gjatë gjithë kompeticionit.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?