Jorida Tabaku

Shtyrja e fashës 800 kWh, Tabaku letër kreut të ERE: Kërkoj mbledhje urgjente! U provua se vendimi për rritjen e çmimit të enegjisë ishte abuziv

1 Tetor 2022, 08:29| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 11:49

  • Share

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka dërguar një shkresë drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkon rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria.

Në shkresë Tabaku ka evidentuar edhe një herë arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht ka kërkuar që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje. Sipas Tabakut u provua që vendimi që u mor nga qeveria ishte abuziv.

‘Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht  pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej.  Vendimi që u mor nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv. Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë. Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve.’- shkruan Tabaku.

Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fashën 800 kilovat që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Megjithë përmirësimin e lehtë të situatës, kryeministri Rama nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.

Letra e Tabakut për drejtuesin e bordit të ERE përmes postës elektronike

Ora 11:48
Deputetja e PD pyet opozitën: Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi, as për energjinë! Po juve ç’po bëni në një kohë të tillë?

1664617760_80006f8b2cd8388997c5100a5b6c89adefee.jpg

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar për vendimet e fundit për çmimin e energjisë, atij të qeverisë dhe atij të ERE-s.

Açka kujton se njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Ajo shkruan me ironi se qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi dhe as për energjinë. Deputetja e PD-së pyet më tej se çfarë po bën opozita.

‘Ju kujtohet?

Njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Qeveria e bëri të vetën: bëri bordin që të kontrollojë çmimet. Pastaj e di bordi. Ndryshe ç’kuptim ka të bësh bord. Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi.

As për energjinë qeveria nuk ka faj. Ajo ka ERE-n, dhe ERE, siç edhe deklaron, i paska mbaruar punët. Kështu tërhiq-mos këput e ke më të lehtë me shqiptarët.

As për sulmet në cyber nuk ka faj qeveria. Ajo i ka dhënë paratë për sigurinë, ata të sigurisë të mbajnë përgjegjësinë. Kështu kemi rast edhe për ca lekë të tjera.

As për patronazhistët nuk ka faj qeveria, thjesht ia dha të dhënat e shqiptarëve partisë. Partia e di se ç’ka bërë. Pse mërziten shqiptarët? Ata janë mësuar me kulturën që t’ua dijë partia sa lugë e pirunë kanë në shtëpi.

Mos u mërzisni nga kjo copë letër, është e rreme! Urdhri i dytë anulon të parin. Zeusi nuk ha bar, do t’i bëj zap çapaçulët që tallen me shqiptarët.

Ç’bën opozita në një kohë të tillë? Vazhdon të jetë Opozitë, do të thoshte Heminguej me humorin e tij në kohë lufte. Opozita është gati të bëjë pakt me djallin, dhe jo me opozitën. Ndërkohë i ftohti po mësyn klasat dhe shtëpitë me mure të hollë të shqiptarëve të zakonshëm.’- shkroi Açka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lorein: 01/10/2022 19:29

    Tabaku ik shtyp nai gje mos fol per kto tema xhan

    Përgjigju
  • Nuni: 01/10/2022 19:28

    Te ishit ju qe ke kw e 300te do e vinit o hajduta hipokrit

    Përgjigju
  • Dritan: 01/10/2022 15:54

    Po u rrit kursimi nga qytetaret per cfare abuzimi po flasim

    Përgjigju
  • Rolfi: 01/10/2022 15:53

    U zgju kjo tabakja tani u kujtu se me perpara flente gjum

    Përgjigju
  • Rildi: 01/10/2022 15:26

    Sa cereku projektit te energjis elektrike tkishit bo ju tpd

    Përgjigju
  • Egli: 01/10/2022 15:26

    O tabaku po si mi nuk pushove iher

    Përgjigju
  • Iris: 01/10/2022 15:24

    Filloi kjo tabaku e pupu

    Përgjigju
  • Luan: 01/10/2022 14:10

    Mos dilni me per salen moj budalle se do ju dhjese ne teneqe dhe do ju detyroje ta hani.

    Përgjigju
  • Alban: 01/10/2022 14:10

    O servilja e Sahalese po si ka mundesi qe per cdo gje ti do dalesh te hash mut kot , se hajd te flasi dikush tjeter po ti qe sdi nga lidhet gomari.

    Përgjigju
  • Qofte: 01/10/2022 14:08

    Bej letra, bej…po pse o te qafsha trute, ere e vendos ate pune? Shkruaj ore zotit, ti flas ne enderr babos qe ky te ngrihet nga gjumi duke qeshur, e atehere mund te nderroje mendje…mbase per mire.

    Përgjigju
  • riseld: 01/10/2022 12:42

    qeveria po ben pune shume te mire duke mos na e rritur cmimin e energjis sic po ben gjith bota kurse keto te opozites dalin e komentojn pa pik lidhje genjeshtrat e veta

    Përgjigju
  • rejan: 01/10/2022 12:40

    kane luajtur mendsh keto te opozites me gjith keto prralla qe flasin

    Përgjigju
  • ZENUN HAJDAR Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 01/10/2022 08:43

    Po flet kryehajdutja e partis wc pd Balona Tabake. Kjo nuk ka dit që nuk lef vetëm hum , hum e ha një cop të madh tum. Kjo mendon se Shqiptarët jan budallenj e nuk e njofin ktë monstër se çfar ka vjedhur e ça ka bër kur ka qen zëvëndësja e lyl shal ngjitmit që dje i lëpinin bythën e sot e shajn e si lën gjë pa thën. Të till plerash jan kta të tipit Tabaku bardhaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?