Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani

29 Nëntor, 15:23| Përditesimi: 29 Nëntor, 18:24

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e 15-të. Në "Adush Muça" vendasit e Bylis fituan pas katër ndeshjeve "jo" duke mposhtur 1-0 Vllazninë. Të diel në 19:00 spikat derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Në Ballsh ndeshja u shoqërua me rreshje shiu, ndërsa terreni nuk ishte në kushtet më të mira të lojës. Sfida u zhbllokua pas vetëm dhjetë minutash lojë. Një kundërsulm nga e djathta e sulmit bëri që Ayodeji Malomo të lëshonte të djathtën dhe falë një devijimi sfera do ndalej pas krahëve të Kristi Qarrit.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë pa Vllazninë më kërkuese, që provoi me Balaj, por Hasanbelli ishte në një ditë shumë të mirë. Edhe në pjesën e dytë Vllaznia e nisi në sulm, por pa rezultat; pasi portieri vendas ishte mirë me reflekset.

Për t'u përmendur se Bylis goditi edhe shtyllën në minutën e 75-të me të sapofuturin në lojë, Ualissson. Në fund Bylis fiton 1-0 dhe merr suksesin e tretë këtë sezon (katër ndeshje radhazi pa fitore), teksa ngjitet në vendin e parafundit me 13 pikë, duke lënë pas Laçin, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër Vllaznia 'shijon' humbjen e katërt sezonale dhe me 25 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se kryesuesit e Partizanit, ndërsa "Demat" kanë shanse për t'u shkëputur.

Ndërkohë, java e 15-të vijon të shtunën me tre duele. Në 13:30 luhen Laçi - Skënderbeu dhe Egnatia - AF Elbasani, ndërsa në orën 16:30 në "Elbasan Arena" përballen Dinamo dhe Teuta.

E diela në orën 19:00 'përplas' Tiranën dhe Partizani në derbin e kryeqytetit, me sfidën që zhvillohet në "Air Albania" të kryeqytetit.

Superliga, raundi 15-të:

E premte, 29 nëntor 2024

13:30 Bylis 1-0 Vllaznia

E shtunë, 30 nëntor 2024

13:30 Laçi - Skënderbeu

13:30 Egnatia - AF Elbasani

16:30 Dinamo - Teuta

E diel, 01 dhjetor 2024

19:00 Tirana - Partizani

Renditja:

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?