Supë plot shije me jeshillëqe dhe sallam nga zonja Albana

19 Prill 2022, 13:24| Përditesimi: 19 Prill 2022, 13:25

  • Share

Supë plot shije me jeshillëqe dhe sallam

Përbërësit:

150 gr lulelakër

150 gr brokoli

150 gr spinaq

150 gr sallam

1 kokërr qepë

2 thelpinj hudhër

4 patate

100 ml pana

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht presim sallamin në feta dhe e kaurdisim për pak minuta. Shtojmë një qepë të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen.  Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë. Hedhim ujë ose buljon dhe i lemë patatet të ziejnë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund fare shtojmë panën. E lëmë supën të ajkoset dhe e shërbejmë të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?