Supë perimesh me lëng peshku nga Eljan Tanini

30 Tetor, 12:16| Përditesimi: 30 Tetor, 12:18

  • Share

Supë perimesh me lëng peshku

Përbërësit:

  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 thelpi hudhër
  • 500 ml brodo peshku
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper
  • Pak oriz sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht do të kullojmë brodon e peshkut, të cilën e përdorim të ngrohtë. Presim në kubikë perimet dhe i kaurdisim për pak minuta me vaj ulliri të aromatizuar me një thelpi hudhër. Hedhim lëngun e peshkut dhe i lëmë perimet të ziejnë. Në fund shtojmë pak vaj ulliri dhe majdanoz të freskët, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e servirim supën të ngrohtë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?