Supë me qepë të karamelizuara nga zonja Albana

10 Maj 2022, 11:14| Përditesimi: 10 Maj 2022, 11:15

  • Share

Supë me qepë të karamelizuara

Përbërësit:

1 kg qepë

100 ml uthull

1 lgj miell

1 lgj gjalpë

1 litër buljon mishi 

Bukë e thekur

Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Qepët i presim hollë në gjysmëhënë dhe i kaurdisim me gjalpë derisa të ulin volumin dhe të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë miellin duke e trazuar që mos të ngjitet, I shuajmë qepët me uthull molle dhe pasi uthulla të avullojë shtojmë rreth 1 litër buljon mishi ose ujë me koncentrat pule ose viçi. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e kthejmë supën në krem. E vendosim më pas në një tavë, e spërkasim me bukë të thekur dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?