Supë me bollgur dhe perime nga zonja Albana

4 Maj 2022, 10:53| Përditesimi: 4 Maj 2022, 10:54

  • Share

Supë me bollgur dhe perime

Përbërësit:

1 fç bollgur

1 lgj qepë e thatë

2 thelpinj hudhër

1 lgj gjalpë

1 karrotë

1 patate

1 lgj vaj ulliri

½ tufë majdanoz

piper i kuq pluhur

kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim në një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë qepën dhe pataten të grirë në rende. Pasi 4-5 minutave shtojmë ujë ose buljon perimesh, bollgurin, kripë dhe piper të zi. E lemë supën të ziejë për 10 minuta dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq pluhur dhe servirim supën duke e spërkatur me bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?