Supë magjerica nga zonja Albana

22 Prill 2022, 12:04| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:05

  • Share

Supë magjerica

Përbërësit:

1 kg të brendshme

2 feta limoni

1 qepë

1 thelpi hudhër

5-6 qepë të njoma

1 dorë sallatë jeshile

½ tufë koper

100 gr oriz

50 ml verë e bardhë

4-5 lgj vaj ulliri

2 gjethe dafine

1 degëz rozmarine

Lëng dhe lëkurë e grirë limoni

2 vezë për të prerë supën

Kripë, piper kokërr

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim të ziejnë për 10 minuta të brendshmet e bagëtive me piper, dafinë dhe 2 feta limoni. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën dhe rozmarinën. Shtojmë të brendshmet të cilat i kemi prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper ose pak koncentrat dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe e lemë të ziejë për 40 minuta. Më pas shtojmë orizin dhe në fund qepët e njoma, koperën dhe sallatën jeshile.

Rrahim 2 vezë me lëngun e 2 limonëve dhe pak lëkurë të grirë limoni. E përziejmë mirë me tel dhe e hedhim në supë. Rregullojmë shijen e supës dhe e lemë derisa të ajkoset.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?