Ministrja e Financave, Anila Denaj

Sulmi ndaj Shqiptarja.com/ Denaj: Distancohemi nga akti i fundit i Metës! Liria e fjalës duhet të mbështetet nga të gjithë

26 Tetor 2020, 12:10| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 12:26

  • Share

TIRANË- Listës së personazheve të politikës, dhe jo vetëm që kanë dënuar sulmin e presidentit Ilir Meta ndaj botuesit të Shqiptarja. com, Carlo Bollino dhe gazetarëve, i është bashkuar edhe ministrja e Financave, Anila Denaj. Ajo vë theksin se liria e fjalës duhet të mbrohet gjithnjë, e mbi të gjitha kur hidhet dritë mbi hijet e paligjshmërisë, siç ndodhi në rastin konkret ku sulmi nisi pasi Shqiptarja.com zbuloi skandalin e kreut të shtetit me nënshtetësitë.

"Distancohemi nga akti i fundit i institucionit të Presidentit kundrejt mediave. Liria e fjalës duhet të gjejë gjithmonë mbështetjen e të gjithëve, sidomos kur është duke kryer detyrën e saj parësore, hedhjen dritë mbi hijet e paligjshmërisë", shkruan ministrja e Financave, Anila Denaj.

Postimi i plotë i ministres Anila Denaj

Shkrimeve të publikuara nga skandali me nënshtetësitë, presidenti Ilir Meta, në pamundësi të një argumenti sepse ka shkelur në flagrancë ligji, iu përgjigj me akuza në adresë personale të botuesit Carlo Bollino, bashkëshortes së tij, Alba Malltezi dhe gazetarit Adriatik Doçi. Dy ditë më parë,  Meta i drejtoi Bollinos 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon. Ky i fundit, iu ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve të ardhura në drejtim të tij.

Më herët, këtë sulm të presidentit Ilir Meta, e kanë dënuar edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Bledi Çuçi si edhe analistë, që e kanë krahasuar Metën me ish- kryeministrin Sali Berisha që u dënua për shpifje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 26/10/2020 13:51

    Mbeshtetim fuqishem lirine e fjales . Por , kaq fuqishem sulmojme edhe lirine e shpifieve , mashtrimeve , thash e themeve , egoizmave , matrapazlleqeve , dhe gjithfar zagarlleqesh qe duken plotesisht te lira , dhe ne veprim , kudo . I moret frymen ketij populli , vetem e vetem per karriken e pushtetit , dhe dhjakonarine qe zvarritet pas karrikes .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?