Sulm izraelit në Iran

Sulmi izraelit ndaj Iranit, u goditën fabrikat e raketave dhe bateritë kundërajrore

26 Tetor, 07:37| Përditesimi: 26 Tetor, 07:39

  • Share

1729921126_sulmetneiran.JPG

Sulmet izraelite kishin në shënjestër vendet ushtarake iraniane, duke përfshirë bateritë e mbrojtjes ajrore dhe vendet e prodhimit të raketave balistike, të përdorura në sulmet direkte iraniane ndaj Izraelit më 1 tetor dhe 14 prill.

Këtë e bëri të ditur faqja e internetit Times of Israel, duke raportuar fjalët e IDF. Sulmet u kryen në disa valë përgjatë disa orësh, mëngjesin e kësaj të shtune, në zona të ndryshme të Iranit.

Ushtria izraelite thotë se sulmet kanë dhënë "liri më të gjerë të veprimit ajror në Iran" dhe se ka një gamë më të gjerë objektivash që mund të godasë në operacionet e ardhshme nëse është e nevojshme.

Një përgjigje e mundshme iraniane ndaj sulmit është duke u vlerësuar, por për momentin nuk janë bërë ndryshime në udhëzimet për civilët.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?