Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu

1 Tetor, 22:01| Përditesimi: 1 Tetor, 22:30

  • Share

Ambasada Shqiptare në Izrael ka shprehur gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve që jetojnë atje, pas sulmit që iu bë Izraelit nga Irani mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit dhe e-mail-in, ku qytetarët mund të kontaktojnë për çdo nevojë që ata mund të kenë.

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë: +972 544806601, +972 549042813, si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: [email protected] Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael. Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme”, thuhet nw njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?