Sulmet në Iran/ Netanyahu: Zgjodhëm objektivat bazuar në interesat kombëtare, jo në direktivat amerikane

26 Tetor, 21:10| Përditesimi: 26 Tetor, 21:26

  • Share

1729344805_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

"Izraeli i zgjodhi objektivat paraprakisht, bazuar në interesat e tij kombëtare dhe jo bazuar në direktivat amerikane."

Kështu deklaroi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamyn Netanyahu, duke komentuar thashethemet sipas të cilave Izraeli fillimisht kishte planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi mendje që të fokusohej ekskluzivisht në objektet ushtarake iraniane, pas presionit nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrës së Netanyahut, këto aludime janë "krejtësisht të rreme".


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?