Daniel Hagari

Sulmet izraelite në Teheran/ IDF: Objektivat u arritën, Irani e ka paguar çmimin! Mos reagoni!

26 Tetor, 07:23| Përditesimi: 26 Tetor, 07:24

  • Share

1713118702_danielhagari.JPG

“Objektivat e sulmit janë arritur”. Këtë e tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, duke paralajmëruar gjithashtu Iranin se Izraeli mund të godiste objektiva të mëtejshme.

“Bastisja hakmarrëse ka përfunduar dhe objektivat e saj janë arritur”, tha ai në një njoftim për shtyp.

Sulmi i IDF-së kishte në shënjestër vendet e prodhimit të raketave iraniane dhe bateritë e mbrojtjes ajrore, në përgjigje të sulmeve të drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji dhe në prill, si dhe sulmeve të vazhdueshme nga aleatët e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Tani Izraeli ka liri më të madhe veprimi edhe në Iran. Irani e goditi Izraelin dy herë dhe e pagoi çmimin," tha ai.

"Ne jemi të fokusuar në qëllimet e luftës në Gaza dhe Liban. Është Irani ai që vazhdon të shtyjë për një përshkallëzim të gjerë rajonal," thotë Hagari.

"Ne do të dimë të zgjedhim objektiva shtesë dhe t'i godasim nëse është e nevojshme. Ky është një mesazh i qartë: kushdo që kërcënon Izraelin do të paguajë një çmim të lartë," shton Hagari.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?