Sulme kibernetike pro ruse ndaj ‘Eurovision’, Italia i pengoi

15 Maj 2022, 16:51| Përditesimi: 16 Maj 2022, 09:45

  • Share

Sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse janë penguar gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës Eurovision, që u mbajt në Torino

Policia tha se më 15 maj se gjatë operacioneve të votimit dhe performancave të garuesve, autoritetet ndaluan disa sulme kibernetike në infrastrukturën e rrjetit nga grupi i hakerëve Killnet dhe nga bashkëpunëtorët e këtij grupi, Legion.

Kalush Oechestra nga Ukraina fitoi Eurovisionin më 15 maj. Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të sulmeve të mundshme kibernetike në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë.

Javën e kaluar, hakerët pro-rusë sulmuan disa ueb-faqe të institucioneve italiane, përfshirë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Senatit. Disa sulme të tjera penguan punën e disa institucioneve, përfshirë edhe të ueb-faqes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Mediat italiane thanë se grupi pro-Kremlinit, Killnet, ka pranuar se qëndron prapa sulmeve kibernetike. Në prill, Killnet shënjestroi ueb-faqet e Qeverisë së Rumanisë për shkak të mbështetjes që ky vend i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?