Selena Gomez

Suksesi i radhës, Selena Gomez është zyrtarisht miliarderja më e re

7 Shtator, 22:29| Përditesimi: 7 Shtator, 22:35

  • Share

Pas më shumë se dy dekadash në qendër të vëmendjes, Selena Gomez hyri në listën e miliarderëve amerikanë në moshën 32-vjeçare përmes markës së saj Rare Beauty, e cila përbën plot 81.4% të pasurisë së këngëtares dhe aktores së njohur.

Pasuria e saj tani vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë, duke e vendosur atë në listë për herë të parë, sipas Bloomberg.

Rare Beauty, u lançua në vitin 2020 dhe sipas 'Time', Rare Beauty “është në Sephora produkti më i shitur dhe i disponueshëm në 36 vende, duke vazhduar t’i sjellë yllit të ardhura të mëdha.

Selena, e nominuar për çmimin Emmy, ka marrë statusin e miliarderes edhe për shkak të postimeve në Instagram për 424 milionë ndjekësit e saj

Ajo e filloi karrierën e saj si fëmijë në Barney & Friends, përpara se të shfaqej si një idhull adoleshent në 'Wizards of Waverly Place' të Disney Channel.

 

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?