Bota

‘Squid Game’ një fenomen! Veshin kostume të ngjashme dhe imitojnë protagonistët, një grup fëmijësh nga Nigeria rikrijojnë skena nga seriali

17 Tetor 2021, 14:28| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 17:21

  • Share

Drama koreane “Squid Game” është shndërruar në një fenomen global. Ndikimi i tij në diskutimet e përditshmërisë ka qenë i madh sidomos te fëmijët për shkak edhe të imazheve dhe mesazheve të forta që përcjell.

Pasi memet kanë “pushtuar” internetin, një grup fëmijësh nga Nigeria vendosën të rikrijojnë disa skena të serialit dhe të sjellin një “Squid Game” ndryshe, me një buxhet shumë të ulët.

Të veshur me kostume të ngjashme dhe “nën petkun” e personazheve, grupi i fëmijëve ka realizuar skena që janë “përqafuar” nga publiku.

Ajo që “vodhi” vëmendjen ishte edhe portretizimi i kukullës karakteristike nga loja e parë e “Squid Game”.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?